Aktualitet

Lefter Koka mbetet në burg! Apeli i GJKKO-së nuk ndryshon masën për ish-ministrin

Në seancën e sotme, Gjykata e Apelit të Posaçëm refuzoi kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie

18 Maj 2022, 10:09 Nga DOSJA
Lefter Koka mbetet në burg! Apeli i GJKKO-së nuk ndryshon masën
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin ka lënë ditën e sotme në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Në seancën e sotme, Gjykata e Apelit të Posaçëm refuzoi kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie, duke vendosur që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë e cila vendosi qe ish-ministri të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndaj ish-ministrit të Mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”. Ish-ministri doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit.

Ditën e djeshme, një nga avokatët e Kokës deklaroi për mediat se ish-ministri s'ka pse të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë. 

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK  për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzhohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndartimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish ministri ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll