Aktualitet

Videot në 'Tik Tok'! Shkarkohet Kapedani, probleme me pasurinë, figurën dhe karrierën

Prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrejtin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike.

18 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA

Videot në 'Tik Tok'! Shkarkohet Kapedani, probleme me

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Enkeleda Kapedanin. Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione. Kapedani ka pasur probleme me pasurinë, integritetin dhe anën profesionale. Prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrejtin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike.

Videot në 'Tik Tok'! Shkarkohet Kapedani, probleme me

Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni. KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë atë shitjes së kamionit.

Videot në 'Tik Tok'! Shkarkohet Kapedani, probleme me

Kapedani u mor fillimisht në hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i dolën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendoi se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet. Më pas ajo u justifikua duke thënë se këto video mund t’ia kenë publikuar fëmijët e saj, të cilët janë të mitur. 

Videot në 'Tik Tok'! Shkarkohet Kapedani, probleme me

(a.b).dosja.al

Sondazh

Poll