Sport

Majlinda Kelmendi siguron medaljen e argjendit. Arrin në finale

22 Shkurt 2019, 14:31 Nga DOSJA
Majlinda Kelmendi siguron medaljen e argjendit. Arrin në finale

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka arritur të kualifikohet në finale e Grand Slamit të Dusseldorfit, në Gjermani.

Në gjysmëfinale, Kelmendi e mposhti xhudisten italiane Odette Giuffrida, në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë. Me këtë fitore, kosovarja e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të tentojë ta fitojë medaljen e artë.

Në finale, Majlinda do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Ky është kompeticioni i dytë në të cilën Kelmendi mërr pjesë, pasi që pushoi në Grand Slamin e Parisit. Në garën e parë, në Grand Prixin e Tel Avivit, ajo fitoi medaljen e artë.

Këtë formë të mirë, xhudistja pejane do të tentojë ta shfaqë edhe në ndeshjet e radhës, në Grand Slamin e Gjermanisë, ku marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete. Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020.

 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport grand slamit të dusseldorfit kosova majlinda kelmendi grand slamit të dusseldorfit kosova majlinda kelmendi

Sondazh

Poll

Sport 22 Shkurt 2019, 12:16

Luka Modric zgjeron kontratën me Real Madridin

Fituesi i Topit të Artë, Luka Modric, ka vendosur t’i përkushtojë të ardhmen Real Madridin.Kroati u përfol shumë verën e kaluar për një tranferim në Milano tek ...

Sport 21 Shkurt 2019, 17:52

Jurgen Klopp gjobitet me 45 000 paund

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është gjobitur me 45 000 paund nga Asosacioni i Futbollit anglez pas komenteve të tij në lidhje me ndeshjen me West Ham disa ...