Aktualitet

Në 'Volkswagen' me armë! Policia iu vu në ndjekje, arrestohet Brahimi dhe Turullaj në Tiranë

Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak

18 Maj 2022, 09:35 Nga DOSJA
Në 'Volkswagen' me armë! Policia iu vu në ndjekje,
Arrestim

TIRANË- Samet Brahimi dhe Sergeto Turullaj janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia mori informacione se të rinjtë ishin në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip "Volkswagen", me armë me vete. Policia iu vu pas të rinjve në rrugën 'Dritan Hoxha', aty ku dhe ndodhi arrestimi. 

Gjatë kontrollit të mjetit është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Brahimi, 34 vjeç, banues në Shkodër, do të akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit', ndërsa Turullaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Turullaj është person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

NJOFTIMI i POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tracing", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari. Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip "Volksëagen", po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tracing”.Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";- S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.Në rrugën "Dritan Hoxha", në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin S. T. Gatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll