Aktualitet

'Më jep para ose të publikoj video'/ Shantazhonte brazilianen, arrestohet i riu në Tiranë

Vajza nga Brazili kreu kallëzimin në polici pas shantazheve të shumta që i bënte shqiptari

18 Maj 2022, 09:01 Nga DOSJA
'Më jep para ose të publikoj video'/ Shantazhonte
Policia

TIRANË- Një 19-vjeçare nga Brazili shantazhohej dhe i mbahej peng pashaporta nga 29-vjeçari shqiptar, Eraldo Dervishi. Ky i fundit, i kërkonte shuma parash vajzës me qëllim që të mos bënte publike disa video që ai kishte në disponim. Vajza nga Brazili ishte njohur me Dervishin përmes rrjeteve sociale. Kur erdhi në Shqipëri për t'a takuar, shqiptari i mbajti peng pashaportën në këmbim të parave. 

Ka qënë vajza nga Brazili ajo e cila kreu kallëzimin në polici pas shantazheve të shumta që i bënte shqiptari. Pas operacionit 'Extorntion', është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29-vjeçarit, i cili do të përballet me veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

NJOFTIMI i POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Extortion", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari.Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Extortion". Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll