Bota

VD/ Ish-koloneli rus: Po dështojmë në Ukrainë, kemi 42 shtete kundër

Ai paralajmëroi se "situata për Rusinë do të përkeqësohet qartë" pasi Ukraina merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi dhe se "ushtria ukrainase mund të armatosë një milion njerëz".

18 Maj 2022, 08:34 Nga DOSJA
VD/ Ish-koloneli rus: Po dështojmë në Ukrainë, kemi 42
Mikhail Khodarenok

RUSI- Analist ushtarak dhe ish-kolonel, Mikhail Khodarenok bëri një panoramë krejtësisht të ndryshme të luftës në Ukrainë nga çfarë është prezantuar gjithë këtë kohë në mediat ruse të cilat luftën vazhdojnë ta quajnë një "operacion ushtarak". 

Sipas BBC, në programin e quajtur “60 minuta”, emisioni kryesor i debateve që jepet 2 herë në ditë në televizionin shtetëror rus orienton diskutimin në studio për të promovuar Kremlinin për gjithçka ndërkohë që këtë herë analisti i ftuar nuk bëri të njëjtën gjë por u tregua real për situatën në të cilën ndohdej vendi i tij. 

Ai paralajmëroi se "situata për Rusinë do të përkeqësohet" pasi Ukraina po merr ndihmë shtesë ushtarake nga Perëndimi dhe sipas tij ushtria ukrainase mund të armatosë një milion njerëz.

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre dhe nuk la pa përmendur se tashmë Rusia ka 42 shtete kundër. 

"Problemi më i madh me situatën ushtarake dhe politike të Rusisë, është se ne jemi në izolim total politik dhe e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse nuk duam ta pranojmë. Ne duhet ta zgjidhim këtë situatë. Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh ka një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara,"-tha ai.

Të ftuarit e tjerë në studio heshtën. Edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva që normalisht është e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, u shfaq çuditërisht e nënshtruar.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll