Aktualitet

I parkuar në garazh! Shkrumbohet gjatë natës “Mercedes-Benz” në Vlorë, nisin hetimet

Mjeti tip 'Mercedes-Benz' në pronësi të personit me inicialet K.N, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht

18 Maj 2022, 07:26 Nga DOSJA
I parkuar në garazh! Shkrumbohet gjatë natës
Digjet makina

VLORË- Një mjet është gjetur i shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:12 në lagjen 'Astane', në fshatin Kotë, të Vlorës. Mjeti tip 'Mercedes-Benz' në pronësi të personit me inicialet K.N, i cili ndodhej në garazh ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 18.05.2022, rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll