Bota

Anëtarësimi në NATO, ambasadorët finlandez dhe suedez pritet të takohen me Stotlenberg

Takimi vjen pasi të dy vendet deklaruan synimet e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj jave.

17 Maj 2022, 20:38 Nga DOSJA
Anëtarësimi në NATO, ambasadorët finlandez dhe suedez pritet
Jens Stotlenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet të mërkurën me ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur NATO me anë të një deklarate për mediat.  Takimi vjen pasi të dy vendet deklaruan synimet e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj jave.

Finlanda dhe Suedia  do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të  mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi më herët sot me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm. Udhëheqësit janë planifikuar më pas të takohen me presidentin amerikan Joe Biden të enjten.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll