Rrëfimi rrëqethës/ Ukrainasi: Rusët më qëlluan dhe më varrosën të gjallë
Foto Ilustruese UKRAINË- Mykola Kulichenko përpiqet të rrëfejë një 'përrallë' që nuk duhet të ishte gjall...
Shtetet anëtare të BE-së po negociojnë mbi propozimin për vendosjen e embargos ndaj naftës së Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, por gjatë kësaj jave bisedimet dështuan për shkak të vetos së Hungarisë, shtet që është shumë i varur nga importet e naftës ruse.
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundur për disa shtete evropiane që të heqin dorë shpejt nga nafta ruse, ashtu siç po propozon Bashkimi Evropian. Shtetet anëtare të BE-së po negociojnë mbi propozimin për vendosjen e embargos ndaj naftës së Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, por gjatë kësaj jave bisedimet dështuan për shkak të vetos së Hungarisë, shtet që është shumë i varur nga importet e naftës ruse.
“Qartazi, disa shtete të BE-së, në të cilat balanca energjetike është e ndarë me hidrokarburet ruse është veçanërisht e lartë, nuk do të jenë në gjendje të heqin dorë për një kohë të gjatë nga nafta jonë”, tha Putin.
Duke folur në një mbledhje me menaxherët vendorë të naftës dhe zyrtarët qeveritarë, Putin tha po ashtu më 17 maj se sanksionet perëndimore dhe mundësia e vendosjes së embargos ndaj naftës, kanë rezultuar me ngritjen e çmimeve globale të naftës.
Ai tha se me heqjen dorë nga furnizimet e energjisë ruse, Evropa rrezikon të paguajë çmime më të shtrenjta për energjinë në terma afatgjatë, ndërkaq konkurrenca në këtë industri do të minohej. Presidenti rus po ashtu tha se sanksionet perëndimore kanë nxitur rritje të inflacionit në mbarë Evropën. Rusia po përballet me ulje të prodhimit të naftës, që kanë arritur nivelet më të ulëta që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në uljen e prodhimit kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit të cilat po komplikojnë shitjen e naftës ruse në botë.
“Ka ndryshime tektonike në tregun e naftës dhe bërja e biznesit sikurse më parë duket e pamundur”, tha Putin, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që të krijohej një zinxhir që do të dërgonte produkti nga prodhuesi deri te blerësi.
Komisioni Evropian ka propozuar vendosjen e embargos ndaj naftës ruse dhe produkteve të rafinuara. Por, që një vendim i tillë të miratohet, kërkohet miratimi i të 27 shteteve të bllokut. Hungaria është shteti më i zëshëm kundër një embargoje të tillë.
Marrë nga REL
Foto Ilustruese UKRAINË- Mykola Kulichenko përpiqet të rrëfejë një 'përrallë' që nuk duhet të ishte gjall...
UKRAINË- Për të arritur deri këtu janë kërkuar negociata jashtëzakonisht komplekse. Por detajet e çdo marrë...
FSK KOSOVË- Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore në fushën e mbrojtjes, përka...
Hans Kluge BRUKSEL- Shefi për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ngriti alarmin lidhur me ofrimin e kuj...
Universiteti i Prishtines KOSOVË- Kërcënimi për bombë në Universitetin e Prishtinës, i cili u dërgua me anë t&...
Universiteti i Prishtines KOSOVË- Ditën e sotme një kërcënim për bombë i dërguar rektoratit të...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky armë shtesë në ditët në vijim n&eum...
Shkollat e shkaterruara UKRAINË- Qeveria e Ukrainës thotë se më shumë se 1000 shkolla dhe universitete janë bombarduar, q&eum...
Abazoviç dhe Michel BRUKSEL- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç gjstë një vizite në Bruksel ësht&e...
Uzina UKRAINË- Ky moment do të vinte gjithmonë. Para fillimit të luftës, ushtria ukrainase vendosi të përqendronte p&eum...