Bota

'Alarm i rremë', policia e Kosovës konfirmon se nuk ka asnjë bombë në Universitetin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfrmuar lajmin se nuk kishte asnjë rrezik për bombë në ambjentet e Universitetit pas kontrollit të institucionit dhe gjithë perimetrit.

17 Maj 2022, 19:46 Nga DOSJA
'Alarm i rremë', policia e Kosovës konfirmon se nuk ka
Universiteti i Prishtines

KOSOVË- Kërcënimi për bombë në Universitetin e Prishtinës, i cili u dërgua me anë të një emaili nga një adresë e panjohur rezultoi të ishte i rremë.

Policia e Kosovës ka konfrmuar lajmin se nuk kishte asnjë rrezik për bombë në ambjentet e Universitetit pas kontrollit të institucionit dhe gjithë perimetrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, -tha ai.

Pas Serbisë edhe në Kosovë është marrë një njoftim për bombë e cila dyshohet se është vendosur në ambjentet e Universitetit të Prishtinës. Sipas njoftimit të policisë, lajmërimi është marrë rreth orës 16:00 me anë të një emaili që i është dërguar rektoratit ku thuhej se në ambjentet e universitetit ishte vendosur një bombë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll