Bota

Macron bisedon me Zelenskyn, premton më shumë armë për Ukrainën

CNN shkruan se Macron konfirmoi se dërgesat e armëve nga Franca do të vazhdojnë dhe do të rriten me intensitet në ditët dhe javët në vijim, siç do të jetë dorëzimi i ndihmës humanitare.

17 Maj 2022, 19:32 Nga DOSJA

Macron bisedon me Zelenskyn, premton më shumë armë për

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky armë shtesë në ditët në vijim në një telefonatë mes dy liderëve. CNN shkruan se Macron konfirmoi se dërgesat e armëve nga Franca do të vazhdojnë dhe do të rriten me intensitet në ditët dhe javët në vijim, siç do të jetë dorëzimi i ndihmës humanitare

Macron tha gjithashtu se aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të "shqyrtohet" gjatë një sesioni të Këshillit Evropian në qershor. Shqyrtimi i bllokut do të bazohet në opinionin që do të kishte dhënë Komisioni Evropian se Ukraina ishte pjesë e familjes evropiane.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu evakuimet e uzinës Azovstal si dhe sfida e sigurisë ushqimore dhe mënyrat e mundshme për të lejuar eksportet e drithërave ukrainase, nga e cila varet një pjesë e madhe e botës për ushqimin e saj. Pallati Elseye shkruan se biseda telefonike mes dy presidentëve zgjati një orë e 10 minuta, dhe ishte e gjatë dhe thelbësore.

(I.A./dosja.al)

 

Sondazh

Poll