Bota

"Bomba do të shpërthejë tani", emaili kërcënues që ju dërgua Universitetit të Prishtinës

Pas kërcënimit të marrë me anë të një emaili, policia evakuuoi menjëherë ambjentet e univeristeti dhe njësia speciale anti-bombë mbërriti për të kontrolluar perimetrin.

17 Maj 2022, 19:38 Nga DOSJA

 

"Bomba do të shpërthejë tani", emaili
Universiteti i Prishtines

 

KOSOVË- Ditën e sotme një kërcënim për bombë i dërguar rektoratit të Universitetit të Prishtinë 'Hasan Prishtina' ka vënë në alarm institucionin por edhe policinë.

Pas kërcënimit të marrë me anë të një emaili, policia evakuuoi menjëherë ambjentet e univeristeti dhe njësia speciale anti-bombë mbërriti për të kontrolluar perimetrin.

Ndërkohë Demokracia.com ka siguruar e-mailin kërcënues që ka marrë rektorati, i cili rezulton të jetë dërguar nga  adresa [email protected] dhe në subjekt ishte shkruar “Bomb Hasan Prishtina”.

Bomba në Hasan Prishtina do të shpërthejë tani”.-shkruhej në email në anglisht.

E-maili kërcënues ishte dërguar në [email protected] rreth orës 13:45, ku pak minuta më vonë institucioni ka lajmëruar edhe autoritetet.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll