Bota

Lufta në Ukrainë, Gjykata ruse do të vendosë nëse Regjimenti i Azov është organizatë terroriste

BBC shkruan se sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Ministria e Drejtësisë në Moskë ka thënë se një çështje gjyqësore "për njohjen e shoqatës nacionaliste paraushtarake ukrainase "Azov" (emra të tjerë të përdorur: batalioni "Azov", regjimenti "Azov") si një organizatë terroriste dhe ndalimi i aktiviteteve të tij në territorin e Federatës Ruse është caktuar për gjykim më 26 maj.

17 Maj 2022, 18:40 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Gjykata ruse do të vendosë nëse
autobuset ukrainas

RUSI- Rusia ka kërkuar nga Gjykata e saj e Lartë të caktojë Regjimentin Azov të Ukrainës si një organizatë terroriste. BBC shkruan se sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Ministria e Drejtësisë në Moskë ka thënë se një çështje gjyqësore "për njohjen e shoqatës nacionaliste paraushtarake ukrainase "Azov" (emra të tjerë të përdorur: batalioni "Azov", regjimenti "Azov") si një organizatë terroriste dhe ndalimi i aktiviteteve të tij në territorin e Federatës Ruse është caktuar për gjykim më 26 maj.

Ajo vjen pasi luftëtarët ukrainas, shumë prej tyre ushtarë të Regjimentit të Azov - u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal të hënën mbrëma. Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë nëse mbrojtësit e fabrikës së çelikut, të cilët tani janë në paraburgim rus - do të trajtohen si të burgosur lufte apo si kriminelë lufte.

Regjimenti Azov u formua në vitin 2014, menjëherë pasi Moska aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës, për të luftuar kundër forcave ruse dhe rebelëve pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit. Disa luftëtarë të Azov fillimisht kishin lidhje me grupe nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë. Regjimenti më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll