Aktualitet

2 vite nga shembja e teatrit, Goci: Vendimet e marra brenda 1 jave në shkelje të çdo ligji

Sipas Gocit vendimet e marra nga qeveria, të cilat mund të kërkonin një vit që të kryheshin të gjitha, janë krye brenda një jave dhe në shkelje totale të çdo norme dhe ligji.

17 Maj 2022, 19:12 Nga DOSJA

2 vite nga shembja e teatrit, Goci: Vendimet e marra brenda 1 jave në

TIRANË-Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci në 2-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar ka denoncuar dhe njëherë shkeljet që janë bërë pas këtij vendimi.

Sipas Gocit vendimet e marra nga qeveria, të cilat mund të kërkonin një vit që të kryheshin të gjitha, janë krye brenda një jave dhe në shkelje totale të çdo norme dhe ligji.

Ai gjithashtu thekson se baza ligjore që reflekton dimensionin e shkeljeve në rastin e Teatrit, do të përmblidhej në 3 Ligje, të cilat do të çonin padiskutim me dhjetra titullarë institucionesh, por me një sistem drejtësie të kapur apo të munguar duket e vështirë që të ketë një reagim nga ana tyre.

Sot bëhen 2 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. Në orën 4:30 të mëngjesit të 17 majit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim për shkak të pandemisë së koronavirusit, fadromat nuk bënë pushim. Dolën në të gdhirë për të rrafshuar ndërtesën e Teatrit, duke nxjerrë forcërisht jashtë aktorët që prej vitesh ishin angazhuar në protesta për të mbrojtur godinën. Megjthatë u nxorrën jashtë, e fadroma vazhdoi punën e qetë.

(d.a/dosja.al)

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll