Bota

Ambasadori rus takim me presidentin serb Vuçiç, sjell mesazhin urgjent të Putinit për Kosovën

21 Korrik 2019, 11:31 Nga DOSJA
Ambasadori rus takim me presidentin serb Vuçiç, sjell mesazhin

SERBI– Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksandër Botsan-Kharchenko do të takohet ditën e nesërme me presidentin Aleksandër Vuçiç, të cilit do t’i dorëzojë një mesazh të homologut të tij, Vladimir Putin.

Burime për gazetën serbe “Blic” shkruan se Kharchenko do t’i dorëzojë Vuçiçit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin.

“Kharchenko do t’i dorëzojë Vuçiçit një porosi urgjente të presidentit Putin. Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta.

Ambasadori i ri rus në Serbi Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, dhe më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic aleksandër botsan-kharchenko serbi aleksandar vucic aleksandër botsan-kharchenko serbi

Sondazh

Poll