Bota

Abazoviç u shpreh pro Ballkanit të Hapur, Gjukanoviç: Nuk më shqetëson qëndrimi i tij

Gjukanoviç, i cili ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër nismës, tha se është vënë në dijeni të deklaratës së Abazoviç, i cili u shpreh pro Ballkanit të Hapur, ku theksoi se kjo gjë nuk e shqetëson.

17 Maj 2022, 17:03 Nga DOSJA
Abazoviç u shpreh pro Ballkanit të Hapur, Gjukanoviç: Nuk
Aazovic dhe Gjukanovic

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç gjatë një takimi me homologun gjerman Frank Walter Steinemier ka komentuar deklaratën e kryeministri Dritan Abazoviç në lidhje me Ballkanin e Hapur.

Gjukanoviç, i cili ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër nismës, tha se është vënë në dijeni të deklaratës së Abazoviç, i cili u shpreh pro Ballkanit të Hapur, ku theksoi se kjo gjë nuk e shqetëson.

Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, ai gjithashtu e mbështet edhe këtë. Po ashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një iniciativë optimale”, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç tha se këtë iniciativë e sheh si një lloj kopje të Procesit të Berlinit, por se dallimi është dukshëm më i madh në favor të Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ballkani i Hapur bashkon vetëm tri vende. Procesi i Berlinit bazohet në standardet europiane dhe është plotësues me procesin e anëtarësimit. Pra, gjithçka që bëjmë përmes Procesit të Berlinit “Open Balkan” nuk insiston në standardet europiane dhe në njëfarë mënyre, më duket se kjo është një nismë e përgatitur që do të ishte një lloj alternativë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk mendoj se kemi nevojë për një alternativë, ne kemi nevojë për anëtarësim”, tha Gjukanoviç.

Abazoviç disa ditë më parë në një intervistë për DW u shpreh pro idesë së Ballkanit të Hapur pasi sipas tij çdo proces që e çon Malin e Zi drejt rrugës europiane është i vlefshëm.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll