Bota

"Demokracia ka fituar",Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën

Ai ju referua mbështetjes dërrmuese që aplikimi i Finlandës për në NATO mori sot në parlament dhe mbështetjes nga populli finlandez.

17 Maj 2022, 16:57 Nga DOSJA
"Demokracia ka fituar",Finlanda dhe Suedia do të
Sauli Ninisto dhe Magdalena Anderson

FINLANDË- Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto në Stokholm.

"Demokracia ka fituar. E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë", tha Niinisto.

Ai ju referua mbështetjes dërrmuese që aplikimi i Finlandës për në NATO mori sot në parlament dhe mbështetjes nga populli finlandez.

"Suedia gjithashtu pret të bashkëpunojë së bashku me Turqinë brenda NATO-s," tha Andersson.

Komenti i saj i drejtohej deklaratës së mëparshme të presidentit turk të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO lidhur me sanksionet ndaj Turqisë dhe akuzoi më tej të dy vendet për strehimin e "organizatave terroriste" kurde.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll