Bota

Akuzat e Putin: Politika energjetike e Bashkimit Evropian është 'vetëvrasje' ekonomike

Ai u tha përfaqësuesve të kompanive ruse se në terma afatgjatë, Evropa, e cila po mendon të vendosë një embargo ndaj naftës ruse, po bëhet një rajon me çmime të larta të energjisë dhe për rrjedhojë do të "vuajë pasojat", duke folur për dëme në ekonominë evropiane.

17 Maj 2022, 15:15 Nga DOSJA
Akuzat e Putin: Politika energjetike e Bashkimit Evropian është
Vladimir Putin

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një sulm ndaj Evropës për politikën e saj energjetike dhe dëshirën e saj për t'u bërë e pavarur nga nafta dhe gazi rus, gjatë një takimi me përfaqësuesit e kompanive ruse të naftës në Moskë.

"Bashkimi Evropian po kryen vetëvrasje ekonomike duke mohuar burimet ruse të energjisë,"- tha presidenti rus, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, duke bërë vlerësime të pafavorshme për të ardhmen.

Ai u tha përfaqësuesve të kompanive ruse se në terma afatgjatë, Evropa, e cila po mendon të vendosë një embargo ndaj naftës ruse, po bëhet një rajon me çmime të larta të energjisë dhe për rrjedhojë do të "vuajë pasojat", duke folur për dëme në ekonominë evropiane. Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte e pamundur që disa vende evropiane të zëvendësonin plotësisht naftën ruse, pasi ato vareshin shumë nga burimet energjetike të Rusisë. 

Sipas Putin, "për arsye thjesht politike" dhe nën presionin e SHBA-së, vendet evropiane po vendosin gjithnjë e më shumë sanksione të reja në tregjet e naftës dhe gazit. Siç tha ai,

"Një vetëvrasje e tillë ekonomike është një çështje e brendshme e vendeve evropiane."-tha Putin.

Në fakt, presidenti rus pretendoi se evropianët "fajësojnë Moskën, por mbulojnë gabimet e tyre". Siç tha ai, sanksionet çuan në një rritje dramatike të çmimit të naftës. Në të njëjtin kontekst, ai akuzoi Perëndimin se përpiqet të fajësojë Rusinë për inflacionin e energjisë dhe se ajo ishte fajtore për gjithçka, por " Perëndimi po përpiqet të mbulojë gabimet e tij sistematike".

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll