Bota

Sapo e vodhën dhe tentuan të largohen, avokati kolumbian ndalon grabitësit duke i përplasur me makinë

Hajdutët me motoçikletë i drejtuan armën avokatit kriminal Angelo Schiavenato 28-vjeçar, i cili nga ana e tij nxitoi dhe goditi dy burrat, të cilët më pas ranë përtokë.

17 Maj 2022, 16:35 Nga DOSJA
Sapo e vodhën dhe tentuan të largohen, avokati kolumbian ndalon
Pamje nga ndalimi

KOLUMBI- Një video dramatike tregon momentin kur një viktimë e grabitjes përplasi dy grabitës të armatosur në kryeqytetin e Kolumbisë të shtunën.

Sipas BBC, hajdutët me motoçikletë i drejtuan armën avokatit kriminal Angelo Schiavenato 28-vjeçar, i cili nga ana e tij nxitoi dhe goditi dy burrat, të cilët më pas ranë përtokë.

"Kur ata kërcënojnë jetën time vendosa t'i ndaloj për të mos qëlluar."-tha avokati.

Hajdutët sapo kishin marrë një orë, dy celularë dhe një gjerdan nga Schiavenato dhe ndihmësi i tij, i cili ishte gjithashtu në makinë.

Oficerët e policisë kolumbiane arritën të arrestonin autorët dhe tashmë ata do të ndiqen penalisht për vjedhje të rënda dhe armëmbajtje pa leje.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll