Bota

Ekspertët në Kosovë mësojnë gratë ukrainase si të asgjesojnë minat

Anastasia kishte plane të tjera kur Rusia sulmoi Ukrainën, ajo donte të bëhej mësuese, të mësonte fëmijët. Deri vonë, ajo studionte anglisht. Në vend të kësaj, ajo tani po qëndron me një kostum mbrojtës blu dhe helmetë në një livadh në Kosovë, duke mbajtur një detektor metali.

17 Maj 2022, 15:59 Nga DOSJA
Ekspertët në Kosovë mësojnë gratë ukrainase si
Stervitja e grave ukrainase

Trupat ruse kanë lënë mina në shumë pjesë të Ukrainës dhe heqja e tyre do të dojë vite punë, ndërkohë që gratë ukrainase në Kosovë tashmë po trajnohen se si ti çaktivizojnë ato.

Sipas mediave gjermane, Anastasia kishte plane të tjera kur Rusia sulmoi Ukrainën, ajo donte të bëhej mësuese, të mësonte fëmijët. Deri vonë, ajo studionte anglisht. Në vend të kësaj, ajo tani po qëndron me një kostum mbrojtës blu dhe helmetë në një livadh në Kosovë, duke mbajtur një detektor metali. Anastasia është një nga tetë femrat ukrainase që po trajnohen si deminuese në Kosovë.

"Njerëzit që punojnë për shërbimin shtetëror të çminimit janë heronj absolut, por nuk ka mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë zonën. Përdorimi i grave ukrainase për këtë detyrë ishte ideja më e mirë. Gratë ukrainase mund të bëjnë gjithçka, absolutisht çdo gjë."-tha ajo.

Gratë përfundojnë trajnimin e tyre teorik dhe praktik në një kompani të specializuar për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në qytetin kosovar të Pejës. Instruktori Artur Tigani, një ish-inxhinier në ushtrinë jugosllave, ka një përvojë të pasur ku pas Luftës së Kosovës, ai ndihmoi vetë në pastrimin e minave.

Në Kosovë edhe sot ka rreth 40 fusha të minuara, relike nga vitet e luftës në fund të viteve 1990. Kosovarët luftuan trupat jugosllave për kontrollin e Kosovës në vitin 1998 dhe trupat e NATO-s ndërhynë një vit më vonë.

Municionet që Rusia po përdor sot në Ukrainë janë të njëjta si në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin, thotë Tigani. Ai i trajnon gratë që fillimisht t'u drejtohen vëzhgimit me sy dhe më pas të përdorin teleskopë specialë për të kërkuar objekte të dyshimta, të regjistrojnë atë që gjejnë në harta dhe në fund t'i bëjnë minat të padëmshme.

Ekspertët dyshojnë se pas përfundimit të luftës, një pjesë përkatëse e vendit mund të minohet edhe në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Jashtme Federale, përdorimi i municioneve është rritur sërish.

Njerëzit në rreth 60 vende të botës po vuajnë nga trashëgimitë shpërthyese të konflikteve të armatosura të së kaluarës ose më të mprehta. Sipas organizatës Save the Children, më shumë se 70 për qind e viktimave të minave tokësore janë civilë, më shumë se gjysma e tyre fëmijë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll