Bota

Shtohet zërat për sëmundjen e Putinit, lëvizja e çuditshme e këmbës së tij gjatë një takimi

Fillimisht mediat raportuan se ai supozohej se vuante nga kanceri apo sëmundja e Parkinsonit, por nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar për asnjë nga këto pretendime.

17 Maj 2022, 14:58 Nga DOSJA
Shtohet zërat për sëmundjen e Putinit, lëvizja e
Vladimir Putin

RUSI- Prej kohësh spekulohet dhe shkruhet se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë. Spekulimet për shëndetin e dobët të presidentit rus janë shtuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Fillimisht mediat raportuan se ai supozohej se vuante nga kanceri apo sëmundja e Parkinsonit, por nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar për asnjë nga këto pretendime.

Pamjet e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Taxhikistanit Emomali Rahmon janë shfaqur tani në media, duke ngritur zëra të rinj se presidenti rus mund të jetë i sëmurë.

Në një video të shpërndarë nga mediat ruse dhe të transmetuar nga agjencia ukrainase e lajmeve, Putini duke folur me kolegun e tij tund këmbët dhe nervozohet dhe spekulohet se kjo sjellje është në kundërshtim me sjelljen normale të presidentit.

Sjellje të pazakonta ka vënë re edhe presidenti Rahmon, i cili në një moment shikon nga poshtë Putinin teksa i kthen këmbët kur flet për sigurinë e Taxhikistanit.

Pas paradës ushtarake në Moskë, në kuadër të 77-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste, filluan spekulimet se presidenti rus ishte i sëmurë. Në një moment gjatë festës, Putin u mbulua me një batanije për shkak të të ftohtit dhe u kollit. Mike Carter, një ekspert i gjuhës së trupit, pa fjalimin e Putinit dhe vuri re disa gjëra në qëndrimin e presidentit rus që mund të jenë një shenjë shqetësimi ose dhimbjeje.

Carter tha se Putini po merrte frymë shumë cekët, duke u lëkundur përpara dhe mbrapa, gjë që mund të jetë një tregues i "ankthit", por gjithashtu mund të tregojë një problem shëndetësor.

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se gjendja shëndetësore e Putinit është përkeqësuar dhe as dikush nga zyra e presidentit nuk ka folur për këtë temë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll