Bota

Fituesit e Eurovisionit këndojnë në kufirin polak gjatë kthimit në Ukrainë

Fitorja e Ukrainës vendimtare erdhi nga publiku, me 439 pikë nga votimi i publikut duke e vendosur grupin në vendin e parë mes 25 finalistëve.

17 Maj 2022, 13:09 Nga DOSJA
Fituesit e Eurovisionit këndojnë në kufirin polak gjatë
Orkestra Kalush

UKRAINË- Orkestra Kalush e Ukrainës dha një interpretim të improvizuar të këngës së tyre fituese të Eurovizionit, Stefania, në kufirin polak, teksa po ktheheshin në shtëpi dje.

Sipas The Guardian, Këngëtari Oleh Psiuk Psiuk tha se kur të ktheheshin në shtëpi do të hiqnin veshjet e tyre të skenës dhe do të mbanin uniformën e rezistencës ukrainase. 

“Si çdo ukrainas, ne jemi gati të luftojmë për sa kohë të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Ai bëri një lutje që konkursi i këngës në Eurovizion të vitit të ardhshëm të organizohej në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Fitorja e Ukrainës vendimtare erdhi nga publiku, me 439 pikë nga votimi i publikut duke e vendosur grupin në vendin e parë mes 25 finalistëve.

Kalush Orchestra, një grup prej gjashtë personash, iu dha leja speciale për të udhëtuar në konkursin e 66-të të këngës në Eurovizion ata udhëtuan me tokë në Poloni përpara se të fluturonin në Torino.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll