Bota

Udhëheqësit e krishterë dënojnë dhunën në funeralin e gazetares së Aljazeeras

Kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa, kleriku më i lartë katolik romak në Tokën e Shenjtë, tha se policia izraelite ka shkelur të drejtën themelore të njeirut për fenë.

17 Maj 2022, 13:09 Nga DOSJA
Udhëheqësit e krishterë dënojnë dhunën në
Shireen Abu Aqla

IZRAEL- Përfaqësuesi i Vatikanit në Jerusalem ka akuzuar Izraelin për "shkelje brutale" të një marrëveshjeje disa dekadash për të mbrojtur lirinë fetare. Kjo vjen pas sulmit të së premtes nga policia izraelite në funeralin e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Aqla.

Sipas BBC, oficerët goditën dhe rrahën personat të cilët mbanin arkivolin e gazetares gjatë ceremonisë mortore. Prifti Tomasz Grysa, i cili përfaqëson Selinë e Shenjtë në Jerusalem, tha se veprimi ishte i pajustifikuar dhe i paprovokuar.

Grysa tha se një marrëveshje e vitit 1993 midis Kishës Katolike Romake dhe Izraelit mbron dhe respekton të drejtën e njeriut për lirinë e fesë, e cila në këtë rast është shkelur brutalisht.

Kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa, kleriku më i lartë katolik romak në Tokën e Shenjtë, tha se policia izraelite ka shkelur të drejtën themelore të njeirut për fenë.

"Pushtimi i policisë izraelite dhe përdorimi joproporcional i forcës sulmi ndaj vajtuesve, goditja e tyre me shkopinj, përdorimi i granata tymuese, gjuajtja me plumba gome, frikësimi i pacientëve të spitalit është një shkelje e rëndë e normave dhe rregulloreve ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën themelore të njeriut për lirinë e fesë"-tha ai.

Forca policore izraelite tha se akuzoi liderët fetarë për deklarata "ekstreme".  Abu Aqlaisht ishte një gazetare e krishterë, u qëllua për vdekje gjatë një sulmi arrestimi të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të mërkurën.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll