Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Shpresoj të ketë takim deri në Korrik

Borell tha se në dialog duhet të krijohet “besim” mes palëve duke shtuar se kur delegacionet respektive të shteteve ulën të negociojnë nuk ka fare përparim.

17 Maj 2022, 12:53 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Borell: Shpresoj të ketë takim deri në
Kurti, Vucic dhe Lajcak

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit të djeshëm me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor ka folur dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Borell tha se në dialog duhet të krijohet “besim” mes palëve duke shtuar se kur delegacionet respektive të shteteve ulën të negociojnë nuk ka fare përparim.

Sigurisht që kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe ministrat shprehën respektimin e plotë për zbatimin e marrëveshjeve paraprake, gjë që nuk po ndodh, dhe për vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv, përparim të shpejt të normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Të dy palët pajtohen për këto, por kur ulen së bashku është e vështirë të bëhet përparim”, tha ai.

Ai shtoi se duhet të përmirësohet atmosfera në dialog dhe tha se shpreson që të ketë një takim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para verës.

“Ne duhet të krijojmë besim, është thelbësore që të përmirësohet atmosfera në dialog. Angazhimi në veprime pozitive për të krijuar besim dhe për të shmangur hapat e njëanshëm dhe shpresoj që para verës ne do të jemi në gjendje të mbajmë një takim të ri në nivelin e lartë politik me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, por puna për këtë është ende duke vazhduar”, -përfundoi Borell.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll