Bota

U bë imazh i luftës në Ukrainë, gruaja: Jam kërcënuar nga rusët pasi fotoja u bë virale

Ndërsa Rusia u përpoq të mbillte gënjeshtra për sulmin, 29-vjeçarja Marianna u akuzua në mënyrë të rreme se ajo po inskenonte ngjarje në mënyrë që të prishte imazhin e ushtrisë ruse.

17 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA
U bë imazh i luftës në Ukrainë, gruaja: Jam
Marianna Vyshemirsky

UKRAINË- Fotoja e një gruaje shtatzënë duke ikur nga një maternitet i bombarduar u bë një nga imazhet më ikonike të luftës në Ukrainë. E mbështjellë me një jorgan me ballin e gjakosur, imazhi i Marianna Vyshemirsky u pa në mbarë botën. Fotoja e saj qarkulloi në internet e në faqet e para të gazetave, por edhe u debatua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Sipas BBC, pasi ajo i mbijetoi sulmit ajror, Marianna u përball me një sulm tjetër dezinformimin dhe urrejtjeje që synonte atë dhe familjen e saj.

Ndërsa Rusia u përpoq të mbillte gënjeshtra për sulmin, 29-vjeçarja Marianna u akuzua në mënyrë të rreme se ajo po inskenonte ngjarje në mënyrë që të prishte imazhin e ushtrisë ruse. Marianna ka treguar gjatë një interviste me BBC momentin kur është arratisur nga lufta dhe për momentin e vëshirë që po kalonte ndërkohë që rusët e kërcënonin.

"Kam marrë kërcënime se do të vinin të më gjenin, se do më vrisnin, se do më bënin copë-copë fëmijën"- thotë ajo.

Dikur Marianna promovonte produkte bukurie në rrjetet sociale, ndërsa bashkëshorti i saj Yuri punonte në fabrikën e çelikut Azovstal. E arratisur dhe pa akses në internet, Marianna nuk i pa ato imazhe vetëm disa ditë më vonë. Në atë moment, Instagrami i saj u përmbyt me mesazhe akuzuese dhe kërcënuese. Ajo shprehet se u trondit nga pretendimet e rrmeme.

"Ishte vërtet fyese ta dëgjoja këtë, sepse në fakt e kam jetuar të gjithën. Unë u ofendova që gazetarët që kishin postuar fotot e mia në rrjetet sociale nuk kishin intervistuar gra të tjera shtatzëna që mund të konfirmonin se ky sulm kishte ndodhur vërtet,"-tha ajo për gazetarët e Associated Press.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll