Aktualitet

Me armë kudo me vete! Arrestohet i riu nga Dibra

Në pranga ka përfunduar, Bashkim H., i cili u arrestua në kuadër të operacionit "Radomira".

17 Maj 2022, 09:14 Nga DOSJA

Me armë kudo me vete! Arrestohet i riu nga Dibra

DIBËR- Një 35-vjeçar është arrestuar pasi në banesë iu gjet një pistoletë tip "miniblow". Në pranga ka përfunduar, Bashkim H., i cili u arrestua në kuadër të operacionit "Radomira". Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Radomirë, Dibër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, pistoletën.

NJOFTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Dibër

Finalizohet operacioni policor i koduar "Radomira", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Radomira”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Radomirë, Dibër. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll