Aktualitet

I qetë dhe me kufje në vesh! Plagosi Kërtushën në lokalin e Noizy-t, del FOTO-ja e autorit

Fotoja e siguruar nga Dosja.al, tregon autorin me kapele të zezë, bluze të kuqe, të shkurta dhe me kufje. Por nuk dihet se kur është shkrepur fotoja, para apo pas përplasjes me Kërtushën, të cilin e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë. Po ashtu, nuk dihet as identiteti i personit në foton e mëposhtme.

17 Maj 2022, 09:50 Nga DOSJA
I qetë dhe me kufje në vesh! Plagosi Kërtushën në
Ardit Kertusha dhe autori i plagosjes

TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është personi që mendohet se ka qëlluar ndaj Ardit Kërtushës, dje në Durrës. Fotoja e siguruar nga Dosja.al, tregon autorin me kapele të zezë, bluze të kuqe, të shkurta dhe me kufje në vesh duke qarkulluar i qetë. Por nuk dihet se kur është shkrepur fotoja, para apo pas përplasjes me Kërtushën, të cilin e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë. Po ashtu, nuk dihet as identiteti i personit në foton e mëposhtme.

I qetë dhe me kufje në vesh! Plagosi Kërtushën në

Autori i plagosjes së Ardit Kërtushës

Ish-kandidati i Partisë Socialiste për degën Durrës, Ardit Kërtusha mbeti i plagosur ne një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur për publikun me nofkën Noizy. Kërtusha deklaroi vetë me zë dhe figurë, duke deklaruar se sapo ka parë që autori ka qëlluar në drejtim të tij ai është larguar me shpejtësi duke iu shmangur plumbave. Ndërsa gjithçka e cilësoi si një atentat ndaj tij, që ishte planifikuar nga vrasës me pagesë.

Nga ana tjetër Policia në njoftimin e saj thotë se sherri ka ndodhur për një konflikt të çastit, gjë që vetë i lënduari e ka mohuar, duke pretenduar se Policia e Shtetit ka dashur të përhapë lajme të rreme, për arsye që nuk i bëri me dije. Aktualisht Kërtusha është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll