Bota

Ukraina: Dhjetë civilë të vrarë nga bombardimet ruse në Severodonetsk

BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai.

16 Maj 2022, 19:33 Nga DOSJA
Ukraina: Dhjetë civilë të vrarë nga bombardimet ruse në
Ukraine

UKRAINË- Të paktën 10 civilë janë vrarë sot nga bombardimet ruse në qytetin Severodonetsk në Ukrainën lindore. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai.

Haidai tha se granatimet e rënda kishin shkaktuar zjarre në zonat e banuara në rajon, duke dëmtuar shtëpi dhe spitale dhe duke goditur një fabrikë të prodhimit shkencor.

Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll