Art&Argëtim

U bë i famshëm për filmin e xhiruar nga Di Caprio, rihapet për turistët ishulli tajlandez

Para se të xhirohej filmi Hollyëood-ian pak njerëz e dinin për vendodhjen e tij dhe shumë pak e vizitonin atë. 

16 Maj 2022, 14:46 Nga DOSJA
U bë i famshëm për filmin e xhiruar nga Di Caprio, rihapet
Leonardo Di Caprio në ishullin Maya

SHBA- Është rihapur ishulli Maya Bay në Tajlandë, një gji jashtëzakonisht i bukur i rrethuar nga shkëmbinj 100 metra të lartë në 3 anët, i cili dikur ishte i mbipopulluar nga turistët.

Sipas The Guardian, ishulli u bë edhe më i famshëm pasi aktori hollivudian Leonardo DiCaprio 22 vjet më parë ka xhiruar një film, ku pasqyrohen bukurite natorore të Maya Bay. Para se të xhirohej filmi pak njerëz e dinin për vendodhjen e tij dhe shumë pak e vizitonin atë. Por pas suksesit të filmit, ai u bë ishulli që shumë turistë dëshironin ta vizitonin ku numri i tyre shkonte në rreth 6000 në ditë.

"Ne thjesht nuk ishim të përgatitur për kaq shumë turistë. I gjithë gjiri ishte i mbushur vazhdimisht me skafe, dhe nuk mund të shihje as rërën në plazh, kishte kaq shumë njerëz," -tha një udhërrëfyes Suree Pongnopparat.

Në vitin 2018 pas grumbujve me mbeturina, kafshëve të zhdukura dhe koraleve të shkatërruara autoritetet vendosën të veprojnë duke mbyllur plazhin, fillimisht për një periudhë prej katër muajsh. Duke punuar me konservatorë dhe ambientalistë, ata e zgjatën këtë për një vit tjetër. Pikërisht kur u përfol se gjiri më në fund do të rihapet, ra Covidi, që do të thotë se ishte i mbyllur për turistët për gati katër vjet në total.

"Kufizimet e pandemisë në fakt erdhën në një kohë të mirë për gjirin," -tha Siriwat Suebsai, një oficer teknik i pyjeve që po mbikëqyr rihapjen e plazhit. 

Më pak se gjashtë muaj pas mbylljes së plazhit, peshkaqenët e veçantë, të cilët më parë kishin përdorur limanin si strehë, filluan të ktheheshin në det.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll