Art&Argëtim

'Të ndihmojmë Ukrainën', grupi Kalush nxjerr trofeun e Eurovisionit në ankand

Sipas mediave të huaja, fituesit e konkursit të 66-të të këngës në Torino thanë se do t'i dhuronin të ardhurat e trofeut për një organizatë joqeveritare që mbështet ushtrinë ukrainase.

16 Maj 2022, 13:52 Nga DOSJA
'Të ndihmojmë Ukrainën', grupi Kalush nxjerr trofeun e
Orkestra Kalush

UKRAINË- Grupi ukrainas Kalush i cili fitoi Eurovisionin dy ditë më parë me këngën 'Stefani' ka vendosur të nxjerrë në ankand  trofeun.

Sipas mediave të huaja, fituesit e konkursit të 66-të të këngës në Torino thanë se do t'i dhuronin të ardhurat e trofeut për një organizatë joqeveritare që mbështet ushtrinë ukrainase.

Ngjarja e madhe dhe rezultati përfundimtar ishte një mundësi për të theksuar vlerën e madhe të bashkëjetesës paqësore të popujve.

Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupolin. Ndihmoni Azovstal tani ," bërtiti këngëtari Oleh Psyuk nga skena pasi performoi këngën.

Grupi mori një leje speciale për t'u larguar nga Ukraina dhe për të marrë pjesë në Eurovision në Torino, i cili këtë vit iu kushtua paqes.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll