Art&Argëtim

Fotografja Lena Nikolaj: Kam punuar me Era Istrefin, pagesa s'ishte shumë e mirë

Lena rrëfeu gjithçka, nga si i ka nisur pasioni për fotografinë.

16 Maj 2022, 13:54 Nga DOSJA

 

Fotografja Lena Nikolaj: Kam punuar me Era Istrefin, pagesa s'ishte
Lena Nikolaj, Era Istrefi

TIRANË-Fotografja Lena Nikolaj, shqiptarja me sukses në SHBA, gjatë një interviste ka rrëfyer ka realizuar fotografi për këngëtaren Era Istrefi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lena rrëfeu gjithçka, nga si i ka nisur pasioni për fotografinë. Lena u shpreh se ka punuar me Erën, me orë të gjata dhe nuk ishte e kënaqur nga paga që i jepte.

“Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola. Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thash që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksplorojë më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë. Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu”, u shpreh Lena.

 

Lena ka udhëtuar në 25 shtete të ndryshme dhe ka realizuar shumë sete fotografish.

(d.d.dosja.al)

Sondazh

Poll