Aktualitet

Shkëputja e ashensorit te QSUT, policia: Pacienti dhe barrelisti u bllokuan

Dy personat mundën të dilnin nga ashensori falë ndihmës së forcave zjarrëfikëse. 

16 Maj 2022, 08:02 Nga DOSJA

 

Shkëputja e ashensorit te QSUT, policia: Pacienti dhe barrelisti u bllokuan
Policia

TIRANË- Policia ka konfirmuar incidentin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në spitalin 'Nënë Tereza'. Sipas tyre, barrelisti dhe një paciente u bllokuan brenda ashensorit në katin -1 në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30. Dy personat mundën të dilnin nga ashensori falë ndihmës së forcave zjarrëfikëse. 

Aktualisht, pacientja dhe barrelisti ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin "Nënë Tereza", në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll