Aktualitet

Opozita kërkon shkarkimin e Arta Marku, KLP mbyll dyert: S’është kompetenca jonë

22 Shkurt 2019, 09:41 Nga DOSJA
Opozita kërkon shkarkimin e Arta Marku, KLP mbyll dyert:

TIRANË-  Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në mbledhjen e ditës së sotme, është diskutuar dhe kërkesa e opozitës për shkarkimin e Prokuorriës së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

KLP ka vendosur që nuk është në kompetencën e këtij institucioni shqyrtimi i kësaj kërkese për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme.

Sipas anëtarëve të Këshillit dhe kryetarit Gent Ibrahimi, shkresa ka natyrë administrative, dhe është jashtë kompetencave të KLP. Po ashtu është diskutuar se është Komisioni i Disiplinës që duhet të kthejë një përgjigje kësaj shkrese.

Më tej është vendosur se Këshilli ka deleguar kryetarin Gent Ibrahimi për kthimin e përgjigjes për shkresën e grupeve parlamentare të opozitës.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është edhe komandimi i 6 prokurorëve si këshilltarë pranë KLP.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi është shprehur se këta prokurorë janë të komanduar tek KLP, dhe s’duhet të prishin veprimtarinë e prokurorive ku punojnë aktualisht.

“Këta prokurore të komanduar pranë KLP, nuk duhet të cënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë”,-ka thënë Ibrahimi.

Konkretisht, pranë KLP janë komanduar si këshilltarë prokurorët: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të KLP janë zgjedhur 3 drejtuesit e Prokurorive të Apelit në Tiranë, Korçë e Pukë.  Prokurori Altin Dumani do të drejtojë prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda. Ardjan Nezha në Pukë, e Rozeta Qirjaqi në Korçë.  (Lexo këtu)

Opozita kërkoi pak ditë më parë shkarkimin e Arta Markut, pasi sipas saj, ajo ka përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij. Bujar Sheshi, anëtar i KLP rezultoi nga Autoriteti i Dosjeve se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi klp prokuroret e apelit prokuroret e komanduar gent ibrahimi klp prokuroret e apelit prokuroret e komanduar

Sondazh

Poll