Aktualitet

“S’e godita për ta vrarë”, 20 vjeçari tregon sherrin me të atin: Më ndoqi me motor

22 Shkurt 2019, 11:09 Nga DOSJA
“S’e godita për ta vrarë”, 20 vjeçari tregon

GREQI– Gjykata le të lirë  20-vjecarin shqiptar, i arrestuar në Selanik, si i dyshuar për vrasjen e babait te tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Shkurt, (Lexo këtu) por pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se djali që u vu në pranga si i dyshuar për vrasjen e babait, doli i pafajshëm, raportojnë mediat greke.

Djali ka dhënë dëshmi në polici, lidhur me ngjarjen si kishte ndodhur, duke treguar se pas ngjarjes fshihet nje dramë e madhe familjare, dhuna e vazhdueshme që ka pësuar nëna e tij prej babait, të cilin ai e pershkruan si agresiv dhe që pinte vazhdimisht.

Djali ka treguar se 48-vjeçari kishte shkuar tek kafja, ku ishte ai dhe nisi të bënte sherr, duke shtuar se tentoi ta shmangte, nuk iu pergjigj dhe u largua, por i ati nuk iu nda. Më pas i ati e kishte ndjekur me motor, duke i zënë rrugën

 “Une e godita 2-3 herë me grushte, por nuk mendoja se do të vdiste. Nuk e godita për ta vrarë”. Më ndoqi me motor dhe më zuri rrugën, aty plasi sheri dhe e qëllova“, rrëfeu 20 vjeçari.


Në fakt, dëshmia e tij është pranuar si e vërtetë, pasi në bazë të eksperizës, babai kishte humbur jetën jo nga goditja, por nga problemet në zemër.(Lexo këtu)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 16 shkurt në qytetin e Selanikut. Viktima Mirash.L nga Talja e Lezhës, u gjet i pajetë  pranë një këndi lojërash, ku fytyra e tij kishte plagë të shumta, në afërsi të një rruge kryesore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 vjeçari shqiptar 48 vjecari shqiptar ne selanik vritet shqiptari ne greqi 20 vjeçari shqiptar 48 vjecari shqiptar ne selanik vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll