Aktualitet

Lirohet nga burgu efektivi i policisë pas publikimit të videos intime

22 Shkurt 2019, 09:26 Nga DOSJA
Lirohet nga burgu efektivi i policisë pas publikimit të videos intime

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka ndryshuar masën për efektivin e policisë Berhan Bajrakurtin, të akuzuar për ngacimin e një të miture. (Lexo këtu) Burime për Dosja.al  bëjnë me dije se nga “arrest me burg”, Gjykata ka lëhetësuar masën duke vendosur “detyrim paraqitjeje.”

Efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti akuzohet për ”ngacmim sekusual” ndaj një vajze 15-vjeçare. Në seancën për dhënien e masës ndaj tij pak ditë më parë, ai i ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se videon ia kishte dërguar një personi tjetër me të cilën ishte në një lidhje.

Edhe pse i arrestuar dhe pas i lënë në “burg për 30 ditë” dhe deri më tani për efektivin Berhan Bajrakurtaj, ende nuk ka asnjë denoncim nga e mitura apo edhe nga familjarë të vajzës.

Në Shkodër, një ditë pas arrestimit të efektivit ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu theksoi faktin që ndaj Bajrakurtit nuk ishte bërë asnjë denoncim përveç publikimit të videos.

Pas seancës së parë gjyqësore, familjarët e tij i kanë dalë në mbrojtje duke u shprehur se videoja e tij ishte private dhe më pas ajo ishte shpërdoruar nga mediat. (Shiko këtu)

Video nga momenti kur Bajrakurtajn mbërrin në gjykatë:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berhan bajrakurti gjykata e shkodres malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures berhan bajrakurti gjykata e shkodres malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures

Sondazh

Poll