Aktualitet

U plagos mbrëmë me kaçavidë, por s'gjen "rehat". Erlind Rumani konfliktohet sërish...

Erlind Rumani është përfshirë në një konflikt mesditën e të dielës pasi duket se është përballur sërish me agresorët.

15 Maj 2022, 14:24 Nga DOSJA
U plagos mbrëmë me kaçavidë, por s'gjen
Foto ilustruese

SARANDË- Erlind Rumani është plagosur për herë të dytë brenda disa orëve. 38-vjeçari, që u paraqit gjatë natës me plagë kaçavide në qafë në spitalin e Sarandës dhe më pas u zhduk, duket se nuk qëndron dot larg telasheve. Ai

Deri më tani bëhet me dije se tre persona janë konfliktuar me njërin tjetrin në lagjen nr.4 në Sarandë, por fillimisht kanë përplasur mjetet e njëri-tjetrit. Në një prej tyre, po udhëtonte edhe Rumani, edhe pse Policia e qytetit e kërkonte. Pas përplasjes së mjeteve, kanë zbritur nga mjetet respektive dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar tre persona.

Ndërkohë që nga ana tjetër vijon puna e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti, ndërsa që do të pritet marrja në pyetje e protagonistëve për të hedhur dritë mbi shkaqet e sherrit që duhet se nuk paska fund.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll