Aktualitet

Tentoi të futet me forcë në kryeministri, Gjykata e Tiranës cakton detyrim paraqitje për të riun

Prokuroria e Tiranës kërkoi shtrim në spital për shkak problemeve psikologjike të Aurel Latifit. 

15 Maj 2022, 14:00 Nga DOSJA
Tentoi të futet me forcë në kryeministri, Gjykata e Tiranës
Aurel Latifi

TIRANË- Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Aurel Latifin, i cili tentoi të futet me forcë në kryeministri. Por në seancën e sotme, Prokuroria e Tiranës kërkoi shtrim në spital për shkak problemeve psikologjike të Aurel Latifit. 

I riu goditi me grusht kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të hynte në ambientet e kryeministrisë. Ndaj dhe ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll