Aktualitet

Zhduket prej 14 ditësh 49-vjeçari në Divjakë, gruaja bën kallëzim në Polici

Gruaja ka denoncuar se burri i saj ishte larguar nga banesa në datën 1 maj të këtij viti dhe që prej asaj date nuk ka asnjë lajm prej tij.

15 Maj 2022, 13:56 Nga DOSJA
Zhduket prej 14 ditësh 49-vjeçari në Divjakë, gruaja
Foto ilustruese

DIVJAKË- Prej më shumë se 14 ditësh, një 49-vjeçar nga fshati Bregas i Divjakës është zhdukur pa lënë gjurmë. 49-vjeçari i identifikuar me iniciale V.S., është denoncuar në Policinë e Shtetit nga bashkëshortja e tij. Kjo e fundit ka bërë me dije se burri i saj ishte larguar nga banesa në datën 1 maj të këtij viti dhe që prej asaj date nuk ka asnjë lajm prej tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Divjakë

Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll