Bota

‘FaceApp’ bën mrekullinë, gjendet pas 18 vitesh djali i rrëmbyer në Kinë (Historia)

21 Korrik 2019, 11:03 Nga DOSJA
‘FaceApp’ bën mrekullinë, gjendet pas 18 vitesh djali i

Përveçse çmendi çdo përdoprues të rrjeteve sociale, FaceApp ka edhe efektet e saj të mira. Një fëmijë i rrëmbyer para 18 vitesh është ribashkuar me familjen e tij falë këtij aplikacioni.

Yu Weifeng, 21 vjeç, u bashkua me familjen e tij pasi një prej oficerëve të policisë kishte modifikuar foton e tij kur kishte vetëm 4 vjeç. 

U deshën rreth dy muaj që softueri të zgjidhte gati 100 kandidatë që kishin ngjashmëri në pamje me 21-vjeçarin për ta gjetur më pas në qytetin e Guangzhou.

Hetuesi Zheng Zhenhai tha: “Kur e gjetëm atë, ai refuzoi të besonte se ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja konfirmoi se kush ishin prindërit e tij biologjikë.”

Tani që u bashkuan me djalin e tyre, familja e 21-vjeçarit duket se nuk mban mëri.

Ne i jemi shumë mirënjohës prindërve të tij birësues për rritjen e tij për 18 vjet. Tani e tutje babai i tij do të bëhet si vëllai im; djali im do të ketë dy baballarë,”– tha babai i Weifeng-it.

Marrë nga Metro

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjendet djali i rrembyer kine yu weifeng gjendet djali i rrembyer kine yu weifeng

Sondazh

Poll