Aktualitet

Ministrja e Qeverisë ‘Rama 3’ shtatzënë! Bilali në pritje të fëmijës së parë

14 Maj 2022, 10:31 Nga DOSJA
Ministrja e Qeverisë ‘Rama 3’ shtatzënë! Bilali
Edona Bilali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është shtatzënë për herëtë parë. Kolegët dhe miqtë e afërt të saj, kanë konfirmuar se Bilali është në pritje të fëmijës së parë. 'Panorama' raporton se ministrja 33-vjeçare dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta mbajnë privat lajmin, por tashmë të afërmit e kanë marrë lajmin e bukur dhe kanë nisur ta urojnë çiftin.

Edhe vetë Edona Bilali ka vendosur ta mbajë të fshehtë dhe për disa kohë këtë lajm. Ajo është shfaqur në punimet e Kuvendit me fustane të gjerë për të mbuluar sadopak barkun e rrumbullakosur.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll