Aktualitet

Arrestohet sërish 41-vjeçari në Tiranë, mbante pushkë dhe kallashnikov me vete

Arrestimi i tij u krye në flagrancë në zonën e Kodër-Vorës.

14 Maj 2022, 09:21 Nga DOSJA
Arrestohet sërish 41-vjeçari në Tiranë, mbante
Policia

TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi iu janë gjetur me vete armë dhe municione. Në pranga ka rënë 41-vjeçari me inicialet A.M, i cili në të shkuarën ka qënë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje. Arrestimi i tij u krye në flagrancë në zonën e Kodër-Vorës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Hill 2", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak. Vihet në pranga 41-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hill 2”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - A. M., 41 vjeç, banues në Kodër-Vorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll