Aktualitet

Digjet 'Fiat' me targa bullgare në Vlorë, flakët kapin edhe 'Mercedes'

Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm ndaj një mjeti.

14 Maj 2022, 08:18 Nga DOSJA
Digjet 'Fiat' me targa bullgare në Vlorë, flakët kapin
Makina e djegur në Vlorë

VLORË- Dy automjete janë djegur gjatë mbrëmjes së kaluar në lagjen ‘10 korriku’ në Vlorë. Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm ndaj një mjeti, mirëpo flakët kanë kapur edhe makinën që ishte e parkuar pranë.

Zjarrfikësit sëbashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip ‘Fiat 500’ me targa bullgare në pronësi të F.J. Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes’ e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip ‘Fiat’.

Aktualisht kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.  Ende nuk dihet se në pronësi të kujt janë dy mjetet. 

(a.b).dosja.al

Sondazh

Poll