Aktualitet

U arrestua me bujë nga RENEA, Gjykata liron Ferdinand Llanaj

44-vjeçari u arrestua në 27 gusht të 2021 nga Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

14 Maj 2022, 09:12 Nga DOSJA

U arrestua me bujë nga RENEA, Gjykata liron Ferdinand Llanaj

VLORË- është lënë i lirë nga qelia e paraburgimit, Ferdinand Llanja. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar ndaj tij masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”. Gazetari Elton Qyno raporton se akuzat ndaj Llanajt, i njohur me nofkën “Robi” lidhen me kultivimin e bimëve narkotike dhe tetë muaj pas arrestimit, gjyqtarja Mirela Mishgjoni, ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 44- vjeçarit me precedentë penalë.

44-vjeçari u arrestua në 27 gusht të 2021 nga Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Llanaj është person i njohur për policinë e Vlorës, si pjesë e bandave dhe krimit të organizuar. Më 1 tetor të vitit 2017 ai mbeti i plagosur, në rrjedhën e një sërë atentatesh të ndodhura në qytetin bregdetar, të cilat dyshohet se kanë lidhje me konfliktet e vazhdueshme me fisin Llanaj. Ferdinandi është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ndërsa në vitin 2011 është vrarë me armë zjarri në një atentat Baftjar Llanaj, babai i tyre, teksa udhëtonte me një automjet tip "Benz".  

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll