Bota

Nëna në Greqi denoncon drejtorshën e shkollës: Më ka kafshuar djalin autik

Protothema shkruan se nëna e tij, me lot në sy, ka rrëfyer saktësisht se çfarë ka ndodhur.  “Të martën e kaluar, kur shkova ta marr fëmijën tim nga shkolla, u habita kur pashë se ai kishte gërvishtje në

13 Maj 2022, 17:34 Nga DOSJA
Nëna në Greqi denoncon drejtorshën e shkollës: Më ka
shenjat

GREQI- Nëna e një nxënësi 11-vjeçar të Shkollës Speciale të zonës ka bërë padi kundër drejtoreshës së shkollës speciale të Artës, në Greqi, pasi fëmija i saj u kthye në shtëpi me një kafshim të madh në këmbë dhe të enjtura në duar. Protothema shkruan se nëna e tij, me lot në sy, ka rrëfyer saktësisht se çfarë ka ndodhur.

 “Të martën e kaluar, kur shkova ta marr fëmijën tim nga shkolla, u habita kur pashë se ai kishte gërvishtje në pjesën e pasme të veshit të djathtë dhe në kyçet e dorës. E pyeta mësuesen e djalit tim se çfarë ndodhi, pasi fëmija im nuk pësoi asnjë lëndim kur doli nga shtëpia jonë në mëngjes. Ajo u përgjigj se lëndimet specifike ishin shkaktuar nga tentativa e drejtoreshës dhe mësueses për të larguar fëmijën, i cili i kishte kapur prej flokësh. Habia ime vazhdoi kur mbërrita në shtëpinë tonë dhe ndërrova rrobat e djalit tim, dhe shkova për ta larë, ku aty duke i hequr uniformën, pashë një mavijosje të madhe, një pickim në mes të këmbës, në fakt është një mavijosje ku ka gjurmë dhëmbësh. Kjo më bëri të kuptoj menjëherë se dikush e kishte kafshuar fort djalin tim në këtë moment," tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll