Aktualitet

I riu tenton të futet me dhunë në kryeministri, vihet në pranga, si e goditi me grusht kabinën e rojeve

I riu është neutralizuar nga gardistët të cilët kanë njoftuar Policinë e Tiranës.

13 Maj 2022, 11:53 Nga DOSJA
I riu tenton të futet me dhunë në kryeministri, vihet në
Kryeministria e Shqipërisë

TIRANË- Një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi tentoi të futet me dhunë në godinën e Kryeministrisë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 11:00. Dosja.al mëson se Latifi ka goditur me grusht kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe më pas ka tentuar të hyjë në ambientet e Kryeministrisë.

I riu është neutralizuar nga gardistët të cilët kanë njoftuar Policinë e Tiranës. Me mbërritjen e efektivëve, 32-vjeçari Latifi u arrestua. Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ende nuk dihet shkaqet që e kanë shtyrë të riun që të bëjë këtë veprim.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll