Aktualitet

50-200 euro për një pasaportë! Zyrtarë të lartë vihen nën hetim, si zvarrisnin qytetarët e Kosovës

Dosja.al meson se prokuroria ka në duar foto e video të zyrtarëve të lartë që dokumentojnë dhënien e ryshfetit nga qytetarët e Kosovës kundrejt tyre.

13 Maj 2022, 12:25 Nga DOSJA
50-200 euro për një pasaportë! Zyrtarë të lartë
Prokuroria e Përgjithshme

TIRANË- Zyrtarë të Policisë janë vënë nën hetim pasi akuzohen se janë përfshirë në një skemë korrupsioni me dhënien e pasaportave shqiptare kundrejt qytetarëve të Kosovës. Mësohet se shumë qytetarë të Kosovës janë zvarritur me procedura të panevojshme dhe u janë marrë shuma nga 50-200 euro, kur ligjërisht çdo gjë është falas.

Dosja.al meson se prokuroria ka në duar foto e video të zyrtarëve të lartë që dokumentojnë dhënien e ryshfetit nga qytetarët e Kosovës kundrejt tyre. Ende nuk janë zbardhur identitete të personave të përfshirë në këtë skemë korrupsionit. Pritet që në vijim të zbardhen akoma më shumë detaje në lidhje me korrupsionin që përfshin zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll