Politike

Berisha: Serbia po armatoset për genocide të reja, do marrë përgjigje

Lideri hisorik i Partisë Demokratike tha se nuk mund të lejojë revanshin e Presidentit Aleksandër Vuçiç në Ballkan.

13 Maj 2022, 13:16 Nga DOSJA
Berisha: Serbia po armatoset për genocide të reja, do marrë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Serbia është dukeu armatosur dhe se ka në plan të zhvillojë genocide të reja. Në një konferencë me gazeatrët, lideri hisorik i Partisë Demokratike tha se nuk mund të lejojë revanshin e Presidentit Aleksandër Vuçiç në Ballkan. Ai shtoi se Serbia do ta marrë përgjigjen që meriton.

"Vuçiç vazhdon të marrë raketa kineze, tanke ruse dhe të përgatitet për gjenocid të ri dhe unë do të kërkoj që dosja e tij të përgatit për në Hagë. Njeriu që mbështet më shumë Vuçiç është Rama. Kur takohet me udhëheqës të huaj i thonë, e shohin me habi si ky e mbron Vuçiçin. Ky hiqet sikur është padron i Vuçiçit. Po bëj gjithçka që Serbia të paditet për gjenocid. Serbia po përgatitet për gjenocide të reja dhe ne nuk do të ulim kokën. Nëse do të ndërmarrë aventura do të marrë përgjigjen që meriton. Nënshtrimi është inkurajimi i revanshit të tij dhe Putinit në Ballkan,"- tha Berisha. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll