Politike

Presidenti/ Mesila Doda: Shumica e PD të bashkohet me pakicën, të gjendet mekanizmat

12 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA
Presidenti/ Mesila Doda: Shumica e PD të bashkohet me pakicën, të

TIRANË- Deputetja opozitare Mesila Doda ka komentuar shumë çështje politike, duke u ndalur tek debati i brendshëm i PD e deri te përzgjedhja e Presidentit të ri të Republikës. E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24″, Doda tha se opozita duhet të vendosë ekuilibrat e duhur demokratike, për të mposhtur qeverinë, duke shtuar se emri i presidentit të ri duhet që të jetë njeri politik dhe të zgjidhet me konsensusin e palëve. 

Do të duhet të filloj një lloj normaliteti. Tek e fundit nuk funksionon kështu demokracia. Po të shihni bëmat e aleancës do të rriten sepse do të duhen që ekuilibrat demokratike do të kenë mundësi të jetësohen. Do të na duhet të dalim edhe mbi veten dhe të kuptojmë detyrën që kemi, që të kursejmë shfaqje të tilla në publik, që dy deputetë të PD të zihen dhe të futet Erion Braçe që t’i ndajë. Unë pothuajse 7 vite më parë i kam thënë argumentet e mia. Duke u kthyer në memorie e gjatë viteve, zakonisht kam parë që seancat e para kalojnë duke matur forcat. Fakti që opozita është sot jo shumë solide, nuk i bën mirë procesit. Duhet të ishte zë i fortë në këtë moment. E kam thënë edhe më parë, nuk është fakti dhe nuk mund të nisë diskursi i mazhorancës që kemi 71 vota dhe e zgjedhim ne. Për këtë arsye bëhet në tre raunde me shumicë cilësuese. Duhet të gjejmë një formulë për kreun e shtetit që ka besim e unitet. Thënë këtë po i rikthehem historikut. Ju mbani mend që mblidheshin krerët më të lartë të opozitës për të gjetur formulë bashkëpunimi. Nuk duhet të bëjmë sikur në këtë proces. Nuk ka nevojë të sforcojmë njëri-tjetrin. Duhet të takohen krerët e grupeve parlamentare. Presidenti i ardhshëm duhet të jetë njeri politik. Mund të jetë President që vjen nga opozita. Ka qenë zoti Mejdani president shumë i mirë dhe institucional. Të mos paragjykojmë kolegët. Është rasti të jemi pa paragjykime dhe të futemi në proces për të gjetur kreun e shtetit. Është rasti që mund të zgjedhim një zonjë. Është momenti për ndryshim. Është momenti të zgjidhet një person që do i japë besim të gjithë krahëve politikë,”- u shpreh deputetja.

Ndërsa shtoi se për debatin e brendshëm të Partisë Demokratike, Doda tha duhet ndërhyrë menjëherë para se debati të shkonte shumë thellë, deri në një pikë për të mos pasur kthim. 

“Duhet mbledhur baza e PD sepse ndonjëherë konflikti shkon shumë thellë. Ka shumë problematika, mund të ishte e cënuesme në shumë akte të saj, por nëse nuk ke përballë një forcë të vërtetë. Ky është kushti i parë, tjetra pastaj duke qenë njerëz duke qenë njerëz politik. Neni i fraksioneve që u tha dhe që s’u bë kurrë, atëherë do të kishim proces të vërtetë. Kjo nuk i përfshin të gjitha atë bazë. Ndonjëherë politikanët duhet të ulin armët, duhet të afrojnë palën tjetër që është e pa fuqishme. Këto janë leksionet e para që merren kur je në politikë,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike mesila doda mesila doda

Sondazh

Poll