Politike

Meta dekoron inxhinierin Fatmir Shehun: Industria e naftës dhe e gazit duhet të zhvillohet

12 Maj 2022, 14:53 Nga DOSJA
Meta dekoron inxhinierin Fatmir Shehun: Industria e naftës dhe e gazit

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar Profesor Doktor Fatmir Shehun me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin “Në vlerësim të meritave të jashtëzakonshme dhe kontributit të drejtpërdrejt në revolucionarizimin e teknologjisë së shpimit të puseve të naftës dhe gazit në vendin tonë, në vitet ‘80-të. Me mirënjohje për veprimtarinë e pasur shkencore, për promovimin e palodhur në përhapjen dhe aplikimin e dijes e të shkencës në industrinë tonë të naftës, si dhe për kontributin e madh të dhënë në formimin e brezave të inxhinierëve të rinj të vendit.”

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe kolegëve të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta tha se industria e naftës dhe e gazit të marrë mbështetjen që meriton, nëpërmjet investimeve moderne, që garantojnë jo vetëm furnizimin por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare.

Inxhinier Shehu ka një meritë të jashtëzakonshme shkencore, me rreth 165 studime shkencore dhe laboratorike, në zbulimin e fenomeneve të reja e të panjohura të formacioneve me presione shumë të larta, si dhe zbulimit të metodave dhe mekanizmit teknologjik të kapërcimit të problematikës së tyre. Zbulimet e tij bënë të mundur shpimin e puseve të shumta për gaz, në zona dikur të pakapërcyeshme dhe që kulmon me projektimin e teknologjisë së shpimit dhe të realizimit, në pusin me thellësi 6700 metra, në Ardenicë.“-tha Meta.

Meta theksoi se zhvillimi, modernizimi dhe mbështetja e industrisë së naftës dhe gazit është interes kombëtar strategjik dhe se Shqipëria është një nga vendet me burime natyrore më të mëdha në Europë.

Shqipëria është një nga vendet me burime natyrore më të mëdha në Europë, sidomos në rezervat e naftës dhe gazit, një pasuri që duhet të kthehej në mirëqenie vendin dhe për çdo qytetar. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me shumë rëndësi që industria e naftës dhe e gazit të marrë mbështetjen që meriton, nëpërmjet investimeve moderne, që garantojnë jo vetëm furnizimin   por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare.“-shtoi Meta.

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike fatmir shehu ilir meta fatmir shehu ilir meta

Sondazh

Poll