Politike

VD-“Pse u bëre bodyguard i Ramës?”/Berisha “fik” Manjën me një fjali, ikën me 2 gishta lart

12 Maj 2022, 13:24 Nga DOSJA
VD-“Pse u bëre bodyguard i Ramës?”/Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë seancës parlamentare, duke e provokuar. Berisha iu drejtua ministrit Ulsi Manja, duke e pyetur se përse po qëndron pranë kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se ai e di arsyen e afërsisë. Pa pritur përgjigje, Berisha ka dalë nga sallë i shoqëruar nga Flamur Noka, ndërsa Manjën e ka përshëndetur me dy gishta dhe i buzëqeshur. 


PJESË NGA DEBATI: 

Berisha: Qeverisja socialiste është ajo më armike ndaj grave shqiptare, pas asaj të diktaturës. *flet nga vendi. Jeni në pushtet dhe dukeni vite dritë larg ndaj halleve të nënave shqiptare. Keni deklaruar se këto do të shkojnë të gjitha në Kuvend. Borxhi publik është mallkim publik. A e dini që me borxhin çdo shqiptar do të paguajë 28 mijë euro? 700 milionë janë dhënë për ahengje, ku e kemi ne këtë luks? Këtë mundësi? Dënoj qëndrimin e Ramës ndaj gazetarit, budallëqet e fëmijërisë tënde, ato që të ka thënë gjyshja kur ia sillje shpirtin në majë të hundës mos ua kalo më gazetarëve. Të thoshtë gjyshja se ti i atillë ishe. Ç’kusur ka gazetari të dëgjojë ç’të ka thënë gjyshja ty?

Ulsi Manja: Të mbushet mendja se ke përballë kalorësin e barazisë gjinore. është Saliu i tretë ky… Berisha tani kujtohet dhe flet si kalorës i barazizë gjinore. Gjuha që përdore këtu është e ashpër. Të paktën tani në këtë lloj moshe që je, është të paktën të heshtësh se sa herë del këtu është sikur autori del tek vendi i krimit.

Berisha: E kam shumë të shkurtër. Ç’të shtyn të bëhesh truproja e Ramës? Unë e di! Por thuaja kolektivit, hapja zemrën.

Ulsi Manja:  Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisjes së votojnë mbi 800 mijë shqiptarë. Unë jam krenar që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3 dhe i shqiptarëve, jam krenar që jam pjesë e kësaj qeverie.

*Berisha del nga salla dhe i drejton dy gishtat lart Manjës

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 12 maj 2022 ulsi manja sali berisha seanca plenare 12 maj 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll